Situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë.
Për t’i shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
Ndërhyrja e forcave të rendit ka ardhur pas përshkallëzimit të tensioneve në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestuesit ishin mbledhur në kuadër të tubimit.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur edhe shoqërimin e disa personave, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre.
Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit nga policia, protestuesit janë tërhequr nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.