
Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka ironizuar presidentin Donald Trump për renovimet e shumta në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një tubimi të shtunën në Cleveland, ku shprehu mbështetjen për demokratët e Ohajos.
Obama përmendi projektin e sallës së ballove, ndryshimet në Kopshtin e Trëndafilave dhe ndërtimin e një platforme për helikopterë në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Ai kritikoi gjithashtu shijen e Trumpit për dekorimet me ngjyrë ari, duke përdorur një krahasim ironik për pamjen e rezidencës presidenciale.
“E ka bërë Shtëpinë e Bardhë të duket sikur Sadam Huseini ka hapur një restorant Cheesecake Factory”, tha Obama.
Deklarata e ish-presidentit vjen në kohën kur renovimet e ndërtesës presidenciale dhe ndryshimet në hapësirat e saj janë bërë pjesë e debatit publik në SHBA.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali