Partia Demokratike Evropiane paralajmëron për provokime të mundshme pas votimit në Serbi

Partia Demokratike Evropiane paralajmëron për provokime të mundshme pas votimit në Serbi

Written by

in

Partia Demokratike Evropiane (EDP), ka paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve në Serbi rreth orës 21:00, kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetin social X, EDP-ja ka thënë se ka marrë paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq mund të mobilizohen për të nxitur përplasje.

Sipas EDP-së, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje rrit, siç pretendon ajo, rrezikun e provokimeve të qëllimshme.

Partia ka kërkuar që autoritetet serbe të parandalojnë çdo përshkallëzim të dhunës dhe të sigurojnë mbrojtje policore për votuesit, kandidatët, studentët dhe vëzhguesit zgjedhorë.

“E ardhmja e Serbisë duhet të vendoset me vota, kurrë me dhunë”, thuhet në reagimin e EDP-së.

 

Burimi: Dukagjini