Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të shtuar të policisë

Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të shtuar të policisë

Written by

in

Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të shtuar të policisë

Lëvizja studentore në Serbi u ka bërë thirrje qytetarëve në Beograd që të shmangin lokacionet ku është shtuar prania e policisë dhe e personave me rroba civile.

Thirrja u publikua rreth orës 19:00 përmes një postimi në rrjetin social X.

“Deri në fund, të sigurt, të qetë dhe me dinjitet”, thuhet në mesazhin e lëvizjes studentore.

Ndërkohë, disa dhjetëra burra të pajisur me kapela janë futur në kampin me tenda pranë Presidencës së Serbisë, ku për rreth një vit e gjysmë qëndrojnë përkrahës të pushtetit. Para se të shkonin në kamp, grupi ishte mbledhur në sheshin “Nikola Pašić”.

Prani e shtuar e policisë është vërejtur edhe në zonën e rrethuar pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit.

Policia është parë gjithashtu në afërsi të Parkut të Pionerëve, ku përkrahësit e pushtetit kanë ngritur një kamp që nga marsi i vitit të kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali