
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, “Koalicioni Shqiptar” ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
Në këtë institucion pritet të hyjnë Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim (APN).
Ky rezultat vjen pas bashkimit të tetë partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore.
Në procesin zgjedhor morën pjesë edhe qytetarë të Luginës së Preshevës që udhëtuan nga Kosova për të votuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali