Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit

Written by

in

Për të kontribuar klikoni këtu.

Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për riatdhesimin e trupit të artistes Rinesa Qeriqi, e cila ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare në Kanada.

Fushata është iniciuar nga Shoqata Shqiptare e Rajonit Waterloo, e cila u bën thirrje shqiptarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë për ta bërë të mundur kthimin e Rinesës në Kosovë.

Përmes kësaj nisme synohet të mblidhen mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e transportit dhe procedurat që lidhen me riatdhesimin, në mënyrë që familja dhe të afërmit e saj të mund t’i japin lamtumirën e fundit në atdhe.

Artistja e njohur Rinesa Qeriqi e njohur me emrin artistik, Rinesance, u nda nga jeta më 23 tetor pas një beteje me tumor agresiv në tru të diagnostikuar në vitin 2025.

“Nderojmë Rinesa Qeriqin me ri-atdhesimin e saj!

Më 23 tetor 2026, e dashura jonë Rinesa Qeriqi u nda nga jeta në moshën e re 25-vjeçare, me familjen pranë saj: babanë, Driton, nënën, Shpresa, motrat, Drenisa dhe Buna dhe villain, Fronin.

Pas diagnostikimit me një tumor agresiv në tru (diffuse midline glioma) në prill të vitit 2025, Rinesa përjetoi një rrugëtim tejet të vështirë e të dhimbshëm. Muajt e fundit të jetës i kaloi në rehabilitim, e rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja e familjes së saj, e cila nuk iu nda për asnjë çast.

E lindur dhe e rritur në Kosovë, Rinesa u shpërngul në Kanada me familjen e saj në vitin 2018. Ndonëse ndërtoi jetën këtu, zemra e saj mbeti gjithmonë e lidhur ngushtë me mëmëdheun. Në Kosovë ishin rrënjët e saj, kujtimet, fyrmëzimi artistik, bashkë me njerëzit dhe vendet që i mbante me vete në zemër, kudo që ndodhej. Për ta nderuar këtë lidhje, familja do të ri-atëdhesojë Rinesën në vendlindje, që të prehet në atdhe, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Vitini e kaluar, kur Rinesa ndau lajmin e diagnozës së saj, njerëz nga e gjithë bota iu përgjigjën me dashuri, kurajë dhe mbështetje të parezervë. Kjo përkrahje pati një domethënie të jashtëzakonshme gjatë gjithë sëmundjes së saj.

Andaj, komuniteti ynë në Rajonin e Waterloo, ka vendosur të e mbështesë ri-atëdhesimin e Rinesës. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, do të ndihmojë që ne t’i japim Rinesës një lamtumirë të denjë e plot dashuri dhe familjes së saj ndihme e support për të përballuar fatkeqsinë.

Trashëgimia e Rinesës do të jetojë përmes dashurisë së familjes së saj, kujtimeve të atyre që e njohën dhe muzikës që na e la. Zëri i saj do të vazhdojë të jehojë kumbueshëm për të arritë te zemrat e atyre që e dëgjojnë.

Ju falënderojmë të gjithëve që po i qëndroni pranë familjes së Rinesës me dashuri e përkrahje pikërisht atëherë kur kanë më së shumti nevojë.

U prehtë në paqe Rinesa jonë e dashur!

Me respekt,

Shoqata Shqiptare e Rajonit Waterloo”.