Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend “i panevojshëm” – flasin njohës të çështjes (VIDEO)

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend “i panevojshëm” – flasin njohës të çështjes (VIDEO)

Written by

in

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend “i panevojshëm” – flasin njohës të çështjes (VIDEO)

Ligji për Gjykatën Speciale, i cili më kërkesë të sponsorizuar nga PDK, është kthyer në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

Por a do të sjellë kthimi i këtij ligji pasoja dhe përplasje politike, pas qetësisë dhe konsensusit pas daljes nga ngërçi politik?

Lidhur  me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi dhe gazetari, Vullnet Krasniqi.

Sipas Arifit, në këtë zhvillim ka shumë keqkuptime, keqinterpretime dhe keqinformime.

“PDK, realisht do të duhej të kërkonte falje, a ka qenë ky ligj i keq që në fillim? Që unë nuk besoj që ka qenë, ligji është vetëm mjet, dhe mandej tërheqja e tij pa ndonjë shpjegim të padetajuar. E panevojshme ka qenë. Ne ishim në prag të një konflikti shoqëror, edhe tash përnjëherë po e tërheq ligjin pa asnjë shpjegim, kjo është absolutisht e pandershme, e pakuptueshme”, u shpreh Arifi.

Ndërkohë, sipas Krasniqit, deputeti Përparim Gruda, fytyra kryesore e këtij ligji, sipas tij, nuk e ndjeu të nevojshme të kërkojë falje.

“Unë mendoj që këtu është edhe çelësi, i cili ka thënë se ligji nuk ka asnjë gabim. Mendoj që brenda PDK-së, dikush është dashur të jep një sqarim”, tha gazetari në Klan Kosova.