
Organizata “QIKA” ka njoftuar se do të mbajë sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj.
Kjo organizatë ka njoftuar se aksioni do të mbahet nga ora 13:30 dhe do përcillet edhe me një konferencë për media.
Rasti i vrasjes në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, pasi institucionet kishin dështuar ta mbronin atë.