Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Në një postim në platformën X, ai ka shkruar se e djathta duhet të riorganizohet.
“Nuk është një ditë e mirë. Pas Hungarisë, kemi humbur edhe Serbinë”, ka shkruar Krah.
Sipas tij, qasja e deritanishme nuk mjafton për t’i bindur votuesit.
Postimin e ka shpërndarë edhe gazetari Michael Martens.
Ai e ka cilësuar AfD-në si parti të ekstremit të djathtë dhe pro Putinit, duke veçuar reagimin e Krahut për Serbinë./Kosovapress/
Burimi: Dukagjini
