KEK-u: Njësia B2 e TC Kosova B është rikthyer në operim në kohë rekorde

KEK-u: Njësia B2 e TC Kosova B është rikthyer në operim në kohë rekorde

Written by

in

“Pas përfundimit të suksesshëm të sanimeve, procesi i startimit të njësisë ka filluar sot, më 26 tetor 2026, në orën 02:00, ndërsa pas testimeve dhe verifikimeve të nevojshme të pajisjeve dhe sistemeve teknologjike, gjatë orëve të mëngjesit njësia ka rifilluar prodhimin”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Tutje në njoftim theksohet se rikthimi i njësisë B2 në operim, brenda një afati rekord, është rezultat i profesionalizmit, mobilizimit të menjëhershëm dhe angazhimit të pandërprerë të ekipeve të KEK-ut.

“Me këtë rast, KEK-u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipet teknike, inxhinierët, specialistët, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova B, të cilët, me përkushtim të jashtëzakonshëm, punë të palodhshme dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mundësuan sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në operim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas kësaj korporate kjo është një tjetër dëshmi se “fuqia më e madhe e KEK-ut qëndron te njerëzit e saj – profesionistët që me punën dhe përkushtimin e tyre garantojnë vazhdimësinë e prodhimit dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë energjetike të Kosovës”.

Burimi: RTKLive