Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar të hënën në Mitrovicë, më 26 tetor 2026, kanë njoftuar Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF).
Përmes një njoftimi, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet për të cilat rekomandohet vaksinimi, që të vaksinohen me kohë.
Qytetarët mund të marrin informata shtesë dhe të realizojnë vaksinimin në institucionet e mjekësisë familjare në Komunën e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, vaksinimi synon të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të komunitetit nga gripi sezonal. /Telegrafi/