Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekës

Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekës

Written by

in

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjn e Arlinda Zekës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa për publikimin e fotografisë së tij është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Albert Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, është person i kërkuar nga organet e drejtësisë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, ose në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, në numrin 039 432 327.

Informacionet mund të paraqiten edhe në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/