
Gazetarja Edlira Qefalija-Zeka i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt, e veçanërisht djalit të saj, pas vrasjes nga kunati i saj në Pejë.
Në emisionin “Kosova Today”, Qefalija-Zeka tha se ai djalë sot ka mbetur jetim, transmeton Klankosova.tv.
“Së pari i bashkohem ngushëllimeve të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ngushëllimeve ndaj familjes, ndaj djalit, i cili sot ka mbetur jetim, është pa nënë, por faktikisht është edhe pa babë, se edhe baba, çka të vyen një baba kriminel, një familje kriminele, që ta vret nënën me sëpatë para syve?”, tha ajo.
Ajo potencoi se institucionet duhet të japin llogari një për një.
“Së dyti, e kemi thënë shpesh, që gratë janë më të rrezikshmet për gratë, sepse gratë e veshura me pushtet, dhe kjo letër na bënë që të kuptojmë që kemi të bëjmë me dy prokurore, kanë qenë aq të pashpirta ndaj një gruaje tjetër, që ishte aq e kfjellur,e dinte shumë mirë rrugën ku duhej të shkonte”, u shpreh ajo.