Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Written by

in

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë të përgjegjësive institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave të rrezikuara.

Sipas tij, rasti është dëshmi e dështimit të institucioneve për të mbrojtur një grua që kishte kërkuar ndihmë.

“Ky dështim zinxhiror kërkon përgjegjësi zyrtare e morale. Kërkoj hetim të plotë të çdo hallke institucionale dhe masa konkrete, me afate e përgjegjës të përcaktuar, për mbrojtjen e grave të rrezikuara. Vetëm të flasim më nuk mjafton. As të shprehim ngushëllime pas çdo vrasjeje. Gratë kanë nevojë për mbrojtje sa janë gjallë. Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet. Në emër të saj, të veprojmë sot, që asnjë gruaje tjetër thirrja për mbrojtje të mos i mbetet amanet pas vdekjes.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlindës!”, shkroi Ismaili./Klankosova.tv