Nikçi: Viktima insistoi të kthehej në shtëpi, u sulmua me mjet të fortë pak minuta pas hyrjes

Nikçi: Viktima insistoi të kthehej në shtëpi, u sulmua me mjet të fortë pak minuta pas hyrjes

Written by

in

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se tashmë të ndjerës, Arlinda Zekajt mbrëmjen e së dielës i ishte rekomanduar të shkonte në strehimore, por ajo kishte insistuar të kthehej në shtëpinë e saj.

Në një deklarim para mediave, Nikçi ka deklaruar se një patrullë policore e kishte shoqëruar Zekajn deri në vendbanimin e saj.

Sipas tij, vetëm pak minuta pasi ajo kishte hyrë në shtëpi, ishte sulmuar me një mjet të fortë nga ish-kunati i saj, duke pësuar lëndime fatale.

Nikçi ka theksuar se Prokuroria kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të patrullonte dhe të komunikonte vazhdimisht për të përcjellë situatën.

“Kurse viktima është rekomanduar të shkoj në strehimore. E njëjta ka kundërshtuar kategorikisht, ka insistuar që gjithqysh të kthehet në vendbanimin e saj. Një patrullë policore e ka shoqëruar te vendbanimi dhe me të hyrë në ambientet të shtëpisë, pas disa minutave, për fat të keq nga ish-kunati i saj, është sulmuar me një mjet të fortë dhe njëherësh ka pësuar lëndime fatale për jetën e saj, ku më pas kemi pranuar informatat, ka dalë policia e Kosovës me gjitha njësitë relevante”, ka deklaruar ai.

Nikçi për letrën e Arlinda Zekajt: Menjëherë u hap rast ndaj zyrtarëve dhe u angazhua patrulla policore për sigurinë e saj

Burimi: Dukagjini