A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

Written by

in

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

Djali i Arlinda Zekajt dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur nëna e tij u sulmua për vdekje në Vitomiricë të Pejës.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, gjatë një konference për media, duke theksuar se rrethanat që lidhen me fëmijën duhet të trajtohen me kujdes për shkak të rëndësisë së rastit.

“Këto janë rrethana që besoj që nuk duhet t’i ndajmë me opinionin publik, për shkak se rasti është shumë i rëndë, mirëpo dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, ka thënë Nikçi.

Deklarata e Prokurorisë nuk përbën konfirmim përfundimtar për praninë ose jo të fëmijës në momentin e ngjarjes.

Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali