Presidentja Shiroka Pula uron dy deputetët shqiptarë për fitoren në zgjedhje

Presidentja Shiroka Pula uron dy deputetët shqiptarë për fitoren në zgjedhje

Written by

in

Presidentja Shiroka Pula uron dy deputetët shqiptarë për fitoren në zgjedhje

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për fitimin e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, duke vlerësuar bashkimin politik, besimin e qytetarëve dhe përkushtimin e përbashkët si faktorë kyç të këtij rezultati.

Në urimin e saj, ajo ka përgëzuar deputetët Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, duke theksuar se kjo fitore përfaqëson një arritje për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Presidentja ka shprehur shpresën që ky rezultat të shënojë fillimin e një përfaqësimi më të fuqishëm politik, mbrojtje më efektive të të drejtave të shqiptarëve, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar.

“Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve. Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi”, thuhet në mesazhin e presidentes.