“Operacioni tha u krye me sukses, pacienti ndërroi jetë”, Deliu ironizon Gërvallën për rastin e Arlindës

“Operacioni tha u krye me sukses, pacienti ndërroi jetë”, Deliu ironizon Gërvallën për rastin e Arlindës

Written by

in

“Operacioni tha u krye me sukses, pacienti ndërroi jetë”, Deliu ironizon Gërvallën për rastin e Arlindës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deklarimet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë seancës ku u diskutua rasti i Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Deliu-Kodra tha se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se deklaratat kundër dhunës nuk mjaftojnë përballë rasteve të përsëritura të vrasjes së grave.

“Nuk e mendojmë që mund të qëndrojmë të heshtur, karshi deklarimit të ministres, sepse përtej deklaratave te një zonje që është në krye të një strategjie që do të duhej ta luftonte edhe femicitin edhe dhunën, edhe rastet të cilat i përsëritim e i numërojmë këtu, secili, unë dhe ju bashkë, mendoj që duhet të jemi pak më të përgjegjshëm”.

“Nëse një zonjë nuk jeton më dhe ka kërkuar përgjegjësi prej shtetit, a mjafon një minut heshtje, këto deklarimet tona që duhet ta dënojmë dhunën, a është ky një normalizim i asaj që po ndodh në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Ajo përdori edhe një shprehje për të kritikuar, siç u shpreh, qasjen ndaj rasteve të tilla.

“A e dini çfarë i bjen kjo: Operacioni tha u krye me sukses, pacienti vdiq”, u shpreh Deliu-Kodra./Klankosova.tv