
Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet nga Festivali i Letërsisë në Londër, i mbajtur në Southbank Centre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja e cilësoi fundjavën si të jashtëzakonshme, duke shprehur entuziazmin për bisedat me shkrimtaren Zadie Smith, artistin Mustafa dhe muzikanten Patti Smith, transmeton Indeksonline.
Dua Lipa bëri të ditur gjithashtu se aktivitetet e përzgjedhura nga klubi i saj i librit, Service95 Book Club, do të vazhdojnë deri më 1 nëntor.
Përmes këtij projekti, artistja kosovare vazhdon të promovojë letërsinë dhe të krijojë ura lidhëse mes lexuesve, autorëve dhe artistëve të njohur ndërkombëtarisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali