Filipoviç: Shqetësuese që Lista Studentore preferon mediat ruse

Filipoviç: Shqetësuese që Lista Studentore preferon mediat ruse

Written by

in

Analisti malazez Ljubomir Filipoviç përmes një statusi në X ka shprehur shqetësim për orientimin politik të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dukje se mediat e preferuara të drejtuesve të saj janë ato të RT-së ruse dhe se mesazhi kryesor në politikën e jashtme është refuzimi i sanksioneve ndaj Rusisë, e jo vazhdimi i integrimit evropian.

Filipoviç ka përmendur edhe sociologun Jovo Bakiq, i konsideruar si përfaqësues i krahut të majtë të kësaj lëvizjeje.

Ai u ka bërë thirrje komentuesve perëndimorë të jenë të kujdesshëm në vlerësimet e tyre, duke theksuar se largimi i Aleksandar Vuçiqit nga pushteti është pozitiv për demokracinë, por se entuziazmi për ndryshimin politik nuk duhet të jetë i tepruar.

Burimi: RTKLive