KQZ nis procesin e auditimit të financave të partive politike, në shqyrtim 169 raporte

KQZ nis procesin e auditimit të financave të partive politike, në shqyrtim 169 raporte

Written by

in

KQZ nis procesin e auditimit të financave të partive politike, në shqyrtim 169 raporte

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka tërhequr shortin për përcaktimin e auditorëve që do të shqyrtojnë raportet financiare të subjekteve politike të dorëzuara në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Sipas njoftimit të KQZ-së, shorti është zhvilluar në prani të përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike, me ç’rast është përcaktuar se cilat subjekte do të auditohen nga operatorët ekonomikë dhe auditorët e autorizuar.

Në procesin e auditimit do të përfshihen gjithsej 169 raporte financiare, të ndara në tri kategori:

52 raporte vjetore financiare të partive politike për vitin 2025;

93 raporte financiare të fushatës për zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025;

24 raporte financiare të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura në dhjetor 2025.

KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjitha raportet financiare janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në kuadër të masave për rritjen e transparencës.

Pas përfundimit të auditimit, raportet do të publikohen sërish, së bashku me gjetjet e evidentuara nga auditorët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali