
Një mësimdhënës në Ramoc të Gjakovës denoncoi një mori shkeljesh që u bënë në shkollë. E për këtë ai fillimisht u suspendua e më pas edhe u përjashtua nga puna.
Këtë rast, ai e dërgoi në gjykatë ku tani po kërkon drejtësi.
“Në formë hakmarrjeje, më akuzon për ngacmim seksual të katër mësimdhënësve, pas kësaj pezullohem nga puna për një muaj deri të kryhen hetimet”.
“Kur kthehem në punë asnjë nga kolegët nuk më flet kam kaluar me të vec në komunikim zyrtar me email”, tha Lush Krasniqi, ish-mësimdhënës.
Ndiqni kronikën në vazhdim: