Perez s’do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, në Madrid besojnë te triumfi i Mbappes

Perez s'do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, në Madrid besojnë te triumfi i Mbappes

Written by

in

Perez s'do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, në Madrid besojnë te triumfi i Mbappes

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të mungojë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Topi i Artë 2026”, e cila do të mbahet në Londër.

Sipas raportimeve, emri i tij nuk figuron në listën e personave që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit anglez për këtë event.

Ndërkohë, në dhomën e zhveshjes së Real Madridit vazhdon të mbizotërojë bindja se Kylian Mbappe do të jetë fituesi i këtij çmimi prestigjioz individual.

Sipas informacionit të publikuar, ky besim ka qenë i pranishëm prej disa javësh dhe nuk ka ndryshuar as pas përballjes së fundit në El Clasico.

Megjithatë, mbetet të shihet se kush do ta fitojë përfundimisht çmimin, ndërsa mungesa e Florentino Perez në ceremoni është një tjetër zhvillim që po tërheq vëmendjen para eventit të madh të futbollit botëror.