Policia një veture në Shtime gjen substancë të dyshuar narkotike

Policia një veture në Shtime gjen substancë të dyshuar narkotike

Written by

in

Me daten 27.10.2026, rreth orës 01:00, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtime, gjatë zbatimit të planeve operative “Shtatori i Sigurt” kundër veprave penale që lidhen me narkotikët, ka ndaluar një automjet me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.

Gjatë kontrollit të shoferit, me inicialet R.I., 20 vjeç në ulësen e shoferit është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 3.15 gramësh.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në Shtime mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët.

Burimi: RTKLive