Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Written by

in

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike”, njofton KQZ.

Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2026, mund të gjenden në ueb faqen e KQZ-së https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/   

Burimi: RTKLive