Afrona Dika ka publikuar një fotografi të ëmbël në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka ndarë një imazh në InstaStory, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, identitetin e të cilit vazhdon ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Në një moment mjaft të veçantë, partneri i saj shihet duke ia rregulluar këpucët, një gjest i ëmbël që Afrona ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj.
Krahas fotografisë, ajo ka publikuar edhe një përshkrim domethënës, duke lënë të kuptohet se ndihet me fat që e ka atë pranë.
“E bekuar me zotërinë më të pashëm”, ka shkruar Afrona në postimin e saj.
Afrona dhe partneri i saj, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, janë në pritje të ëmbël.
Vetëm një ditë më parë, influencerja kishte publikuar disa fotografi, në të cilat pozonte me një fustan të kaltër, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.