Ministri Dukaj e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Po ashtu, u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuues në forcimin e miqësisë e mirëkuptimit ndërmjet dy popujve.
Presidentja Shiroka Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Burimi: RTKLive
