Nxënësit protestojnë para Gjykatës në Pejë, ku mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Nxënësit protestojnë para Gjykatës në Pejë, ku mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Written by

in

Para Gjykatës në Pejë dhjetëra vajza dhe djem po protestojnë në shenjë reagimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, derisa ata janë parë edhe me lot në sy.

Protesta po zhvillohet pak para nisjes së seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00.

Në objektin e Gjykatës janë vendosur edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, në prag të nisjes së seancës.

Burimi: Dukagjini