Harry Kane ka thyer heshtjen me një mesazh prekës që tronditi rrjetet sociale, disa orë pasi u kurorëzua me Topin e Artë 2026 përpara Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal në një ceremoni legjendare të organizuar nga Londra.
Sulmuesi i Bayern Munich dhe kapiteni i Anglisë nuk mundi ta fshihte gëzimin e tij pas arritjes së ëndrrës më të madhe të karrierës së tij.
Kane i mposhti Mbappn dhe Yamalin në një garë të ashpër dhe epike, me kryeqytetin britanik që organizoi ceremoninë të hënën në mbrëmje. Revista France Football dhe UEFA organizuan së bashku eventin për edicionin e tretë radhazi, duke paraqitur një listë prej 30 yjesh nga elita botërore.
Ai nuk humbi kohë duke e ndarë momentin me tifozët e tij. Duke postuar një mesazh emocional në llogarinë e tij zyrtare X, sulmuesi shkroi: “Nga t’ia filloj? Ka qenë një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë”.
“Është një nder i madh të marr çmimin Ballon d’Or pas një viti plot me gola, tituj dhe arritje të jashtëzakonshme”.
Kane nuk i harroi ata që qëndruan pas ngritjes së tij, duke u drejtuar falënderime të veçanta shokëve të ekipit dhe familjes së tij.
“Faleminderit të gjithë anëtarëve të stafit dhe shokëve të mi të ekipit kombëtar të Anglisë dhe klubit të Bayern Munich, dhe faleminderit familjes sime, miqve të mi dhe të gjithë atyre që më mbështetën, sepse kjo arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e të gjithëve ju”.
Fjalë prekëse për fansat e tij në mbarë botën e mbyllën mesazhin: “Faleminderit të gjithëve që dërguan një mesazh të sjellshëm ose ndanë një postim në rrjetet sociale, i vlerësoj të gjitha, ky moment do të mbetet i gdhendur në kujtesën time për një kohë të gjatë”, mbylli reagimin e tij Kane. /Telegrafi/