Barcelona ka një objektiv të fshehtë në Angli

Barcelona ka një objektiv të fshehtë në Angli

Written by

in

Barcelona ka një objektiv të fshehtë në Angli

Barcelona po përgatit terrenin për një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

Në radarët e katalanasve është sulmuesi i Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, për të cilin drejtori sportiv Deco ka interesim të veçantë.

Sulmuesi 20-vjeçar francez po rikthehet pas një lëndimi të rëndë në këmbë, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 13 gola në 35 ndeshje në kampionatin anglez.

Barcelona kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë verës, por dy ofertat e saj ishin refuzuar nga Bournemouthi.

Tani, katalanasit do ta përcjellin nga afër rikthimin e tij në fushë, për të vendosur nëse do të bëjnë një tjetër përpjekje për ta sjellë në Spanjë.