“QIKA” me aksion te Ministria e Drejtësisë, hedh tymuese dhe kërkon dorëheqjen e Gërvallës

“QIKA” me aksion te Ministria e Drejtësisë, hedh tymuese dhe kërkon dorëheqjen e Gërvallës

Written by

in

Organizata joqeveritare QIKA ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.

Gjatë aksionit, aktivistet kanë hedhur tymuese te hyrja e ministrisë dhe kanë vendosur mesazhe e pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt.

Në njoftim, QIKA ka thënë se aksioni kishte për qëllim t’ia rikujtonte Gërvallës, e cila është edhe Koordinatore Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e viktimave.

Sipas organizatës, Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga institucionet që kishin për detyrë ta mbronin, por, siç thuhet në reagim, shteti e braktisi.

QIKA ka kritikuar deklaratat që, sipas saj, e relativizojnë përgjegjësinë institucionale dhe fajësojnë viktimat, duke kërkuar nga Gërvalla të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqje.

Burimi: Dukagjini