Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, pjesëmarrja ishte më shumë se tri pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, në të njëjtën periudhë të ditës.
Radhë të gjata janë krijuar para shumë qendrave të votimit në Tel Aviv dhe në qytetin me shumicë arabe, Tayibe.
Kryeministri Benjamin Netanyahu votoi në Jerusalem së bashku me bashkëshorten e tij, Sara, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.
Edhe rivali i tij kryesor, ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot, udhëheqës i partisë së qendrës Yashar, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë. “Në Izrael po fryn një erë ndryshimi”, deklaroi ai.
Sipas raportimeve të mediave, rreth 70 mijë izraelitë janë kthyer nga jashtë vendit për të votuar, pasi votimi nga jashtë përgjithësisht nuk lejohet.
Zgjedhjet konsiderohen vendimtare për të ardhmen e brendshme politike dhe shoqërore të Izraelit. Megjithatë, ekspertët nuk presin ndryshime të rëndësishme në politikën e vendit ndaj palestinezëve.
Sondazhet e fundit të publikuara të premten tregojnë një garë të ngushtë mes Netanyahut dhe kundërshtarëve të tij politikë, me Eisenkotin si rivalin kryesor.
Burimi: RTKLive
