Një lehtësim i madh për Real Madridin, ylli i ekipit nuk ka asnjë dëmtim serioz

Një lehtësim i madh për Real Madridin, ylli i ekipit nuk ka asnjë dëmtim serioz

Written by

in

Real Madridi ka marrë lajme pozitive sa i përket gjendjes fizike të mesfushorit Federico Valverde, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë fitores 2-1 ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’.

Sipas gazetarit Guillermo Rai të The Athletic, ekzaminimet e para mjekësore kanë treguar se reprezentuesi uruguaian nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, duke larguar shqetësimet fillestare për një mungesë të gjatë.

Valverde kishte shfaqur probleme muskulore në pjesën e pasme të kofshës gjatë përballjes me Barcelonën, çka bëri që ai të zëvendësohej nga Denzel Dumfries rreth minutës së 60-të.

Megjithatë, edhe pse rezultatet e para janë pozitive, gjendja e kapitenit të madrilenëve do të vazhdojë të monitorohet nga stafi mjekësor, ndërsa priten vlerësime të tjera për të përcaktuar nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Trajneri Jose Mourinho kishte vlerësuar përkushtimin e Valverdes pas El Clasicos, duke zbuluar se mesfushori kishte luajtur për më shumë se 40 minuta me shqetësime fizike.

Real Madridi do të përballet të dielën me Racing Santanderin, ndërsa ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për rikuperimin e uruguaianit dhe përcaktimin e gatishmërisë së tij për këtë takim. /Telegrafi/