
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka zbuluar se skena e spektaklit këtë sezon do të vijë me një pamje krejtësisht të re.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Hamiti ka ndarë pamje nga punimet në studio, duke bërë të ditur se hapësira e spektaklit do të jetë tërësisht e re.
Ndërkohë, edicioni i ri i këtij spektakli të shumëpritur pritet të nisë më 30 tetor, duke sjellë ndryshime dhe surpriza për publikun.