
Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit gjerman Finn Jeltsch gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit spanjoll Sport.es, talenti i Stuttgartit është një nga emrat që pëlqehen nga trajneri Hansi Flick për përforcimin e repartit defensiv.
Jeltsch, 20-vjeçar, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, mes tyre edhe Real Madridit dhe Liverpoolit, duke e bërë garën për shërbimet e tij gjithnjë e më të fortë.
Profili i mbrojtësit gjerman përputhet me kërkesat taktike të Flickut, veçanërisht për mënyrën se si Barcelona e aplikon vijën e lartë mbrojtëse dhe kërkon lojtarë të aftë për të ndërtuar aksione nga prapavija.
Megjithatë, transferimi në janar nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Stuttgart nuk ka presion për ta shitur lojtarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2030. Vlera e tij raportohet të jetë rreth 50-60 milionë euro.
Barcelona po shqyrton mundësinë për të lëvizur që në dimër, por gara për Jeltschin pritet të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.