Arijon Ibrahimovic shënon supergol për Augsburgun

Arijon Ibrahimovic shënon supergol për Augsburgun

Written by

in

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic ka shënuar një gol fantastik në Kupën e Gjermanisë.

Ai shënoi supergol nga distanca për ta vendosur sërish Augsburgun në epërsi, pasi vendasit çuditërisht barazuan nga 0-2 në 2-2.

Me një goditje precize, Ibrahimovic e la të shtangur portierin vendas, ndërsa topi shkoi në rrjetë (69’).

Ibrahimovic vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm për Augsburgun, ndërsa mbetet një nga dëshirat e mëdha të Kosovës, por duket se prioriteti është Kampionati Evropian U21 me Gjermaninë U21./Telegrafi/