
I kontaktuar njëri nga pronarët e tokave, Agim Shala, ka thënë se i njëjti nuk është në dijeni se parcela e tij është shfrytëzuar për t’u pajisur me këtë leje.
Marrëveshja e nënshkruar me investitorin Fatmir Berisha, sipas tij është vetëm për marrjen e lejes së objektit të dytë, për të cilin objekt “Dosja” do të ju sjell informacionet në vijim.
“Shala: Ja, ja ajo u kanë e përfundume kur ja kom dhanë tokën, s’ka të bëjë kurgjo me ata.
Gazetarja: A ke marrë ndonjë banesë të objekti i parë
Shala: Jo për objektin e parë s’kom kurgjo.
Gazetarja: A të kanë venë në dijeni që ko me u përdorë parcela për me marrë një leje të dytë për atë objekt?
Shala: Jo, jo absolut. Për qeta po, pjesën ku jom unë
Gazetarja: Për objektin e dytë po mendon?
Shala: Po.
Gazetarja: Po për katin e gjashtë dhe penthouse në objektin e parë nuk je në dijeni?
Shala: Jo, jo, nuk jom dijeni as nuk kam kurgjo, unë te noteri i kom i kom qit banesat.
Gazetarja: A keni ju kontratë me Fatmir Berishën?
Shala: Po.
Gazetarja: Edhe kontrata është që parcela e juaj ko me u shfrytëzu vetëm për objektin e dytë a po?
Shala: Veç për objektin e dytë edhe objektin e dytë i kom banesat.
Lidhur me këtë, “Dosja” ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga investitori tjetër, Fatmir Berisha, mirëpo i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve dhe shkrimeve të redaksisë për ditë me radhë.
Burime brenda komunës kanë thënë se në dosjen e këtyre dy lejeve ndërtimore, nuk janë gjetur kontratat e noterizuara në mes të pronarëve të tokave me investitorët Berisha.
Emisioni hulumtues “Dosja” ka tentuar të marrë përgjigje për ketë nga zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit, Shpresa Osmanollaj, se në cilën pjesë të legjislacionit ishte bazuar kur i kishte dhënë leje për penthouse, meqë kati i gjashtë lejohej si dhe nëse marrëveshja mes pronarit të tokës dhe investitorit Fatmir Berisha ishte e noterizuar dhe parashihte shfrytëzimin e parcelës për këtë leje, mirëpo e njëjta nuk ka pranuar të përgjigjet, duke u arsyetuar të jetë me palë.
“Gazetarja: A po flas me Shpresën?
Osmanollaj: Po, urdhëno?
Gazetarja: Shpresa, jom Alberta Hashani gazetarja. Si je?
Osmanollaj: Më vjen keq jom pak e zanun me palë.
Gazetarja: Vetëm deshta me të pyt të lutna për banesën në Bazhdarhane.
E ndal telefonin”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali