Inspektorja Vrenezi nxori konkluzion për rrënim por nuk e ekzekutoi

Inspektorja Vrenezi nxori konkluzion për rrënim por nuk e ekzekutoi

Written by

in

Inspektorja Vrenezi nxori konkluzion për rrënim por nuk e ekzekutoi

Investitorët përkundër se ishin pajisur me leje ndërtimore për katin e gjashtë dhe penthouse, nuk e kishin respektuar atë.

Në inspektimin e 20 shkurtit 2023, inspektorja përgjegjëse e zonës, Vrenezi, kishte konstatuar mosrespektimin e projektit të vulosur.

Për këtë më 28 shkurt 2023 kishte marrë aktvendim përmes së cilit e detyronte investitorin që në afat prej 15 ditësh të bënte rrënimet dhe të kthente gjendjen faktike sipas projektit.

“Urdhërohet investitori Fatmir Berisha .. të respektoj vendimin dhe projektin e vulosur të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit të datës 28.10.2022. Të kthej gjendjen faktike të objektit sipas projektit të vulosur në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi”, thuhet në aktvendim.

Por, përkundër se i kishte dhënë afat prej 15 ditësh, inspektorja sërish nuk e kishte inspektuar më për afër pesë muaj të tjerë.

Si pasojë e mosveprimeve të saj, Vrenezi dyshohet se i kishte mundësuar investitorëve përfundimin e punimeve të vrazhda.

Më 19 korrik 2023 ajo kishte konstatuar se investitori nuk kishte respektuar aktvendimin dhe kësisoj kishte arritur drejt fundit të punimeve të vrazhda, vendosjen e fasadës.

“Gjatë inspektimit investitori nuk ka filluar ende me punime për kthimin e objektit sipas projektit të vulosur sipas urdhrit me aktvendim të cekur më lart. Gjatë inspektimit janë duke u zhvilluar punimet në vendosjen e stiroporit dhe fasadës”

Por, gjithë kjo nuk po bëhej larg syve të saj.

Derisa Vrenezi nuk e inspektonte objektin e parë, bazuar në shkresat e lëndës rezulton se gjatë kësaj periudhe pesë mujore, ajo kishte dalë dy herë në inspektimin e objekti tjetër që kishte fillua të zinte vend krah tij, më saktë më 13 prill dhe 1 qershor 2023.

Ndërsa, vetëm pasi investitorët kishin përfunduar ndërtimin e vrazhdë, inspektorja Vrenezi kishte inspektuar sërish objektin e parë, madje kësaj radhe edhe duke marrë vendim për rrënim.

Më 8 gusht 2023, Vrenezi kishte nxjerr konkluzion përmes së cilit caktonte 11 shtatorin 2023 datën në të cilën do t’i rrënonte tejkalimet e lejes ndërtimore.

Për këtë, “Dosja” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vrenezi, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet.

Në shkresat e lëndës nuk ekziston ndonjë dokument tjetër, përmes së cilit e njëjta e arsyeton mosekzekutimin e konkluzionit.

Për këtë, “Dosja” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vrenezi, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali