Presidentja Shiroka Pula pret në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga

Presidentja Shiroka Pula pret në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga

Written by

in

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.

Sipas njoftimit të Presidencës, Jahjaga e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në të mirë të vendit.

Jahjaga ka shprehur kënaqësinë që në krye të Presidencës së Kosovës është sërish një grua, duke i uruar Shiroka Pulës suksese në ushtrimin e mandatit.

Ajo ka shprehur bindjen se presidentja do ta përmbushë këtë detyrë me përkushtim dhe dinjitet.

Ndërkohë, presidentja Shiroka Pula e ka falënderuar Jahjagën për urimet dhe mbështetjen, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.  

Burimi: RTKLive