
Përveç me lejen e dytë për ndërtimin e penthouse, zyrtarja e Urbanizmit, Shpresa Osmanollaj dyshohet i kishte mundësuar përfitim investitorëve përmes dhënies së hapësirës ndërtimore më shumë se u takonte me ligj edhe përmes lejes ndërtimore për objektin e dytë, në krah me objektin e parë.
Përkundër se tri parcelat 00199-5, 00199-3 dhe 00199-2 ishin shfrytëzuar për dhënien e lejes së parë, dhe tashmë objekti ekzistonte, Osmanollaj kishte vepruar sikur të mos e kishte lëshuar vet këtë leje, dhe objekti të mos ekzistonte në realitet.
Më 25 maj 2023, Osmanollaj kishte lëshuar lejen ndërtimore për objektin e dytë banesor, duke u thirrur pikërisht në tri parcelat përmes të cilave ishte dhënë leja e parë për ndërtimin e përdheses dhe pesë kat banimi, si dhe dy parcelave të tjera të cilat paraprakisht ishin shfrytëzuar për përfitimin e katit të gjashtë dhe penthouse-it.
Madje, në lejen ndërtimore për objektin e dytë, Osmanollaj thirrej në sipërfaqen e përgjithshme e 1620 metra katror nga këto pesë parcela, përkundër se 992 metra katror prej tyre ishin shfrytëzuar për vendosjen pllakës së objektit të parë.
Mirëpo, Komuna e Prizrenit mbylli sytë edhe përball kësaj.
Në anën tjetër, vet investitori Berisha thotë se kjo është e pamundur.
“Investitori Berisha: Kur jeni pajisë me lejen e dytë ndërtimore më 25 të muajit të 5-të 2023, ku jeni shtu dhe dy pronarë të tjerë Agim Shala dhe Fati Alu plast shpk.
Investitori Berisha: Qashtu, qashtu.
Gazetarja: Janë po të njëjtat numra të parcelave që janë shfrytëzuar për objektin e parë ndërtimor, qysh keni mbërri me po të njëjtën hapësirë që është marrë leja e parë me u marrë edhe leja e dytë?
Investitori Berisha: Jo, jo për të njëjtën hapësirë nuk është sa e di unë, nuk ka shancë me ndodh ajo.
Gazetarja: Janë po të njëjtat numra kadastral 0019902, 00199-5..
Investitori Berisha: Nuk ka mundësi, nuk ka mundësi ajo me ndodh, leja e dytë u marrë në bazë të parcelave që i kemi pas.
Gazetarja: Cilat parcelave?
Investitori Berisha: Qëto dy parcela që i kemi marrë.
Gazetarja: Jon edhe ato dyja, po me ato dyja, aty dyja jon që e keni marrë lejen e katit të 6 dhe penthouse, i keni shfrytëzu edhe ato njëherë.
Investitori Berisha: Jo s’ka mundësi, nuk është.
Tutje, njëri nga hisedarët e këtij objekti, Shala në bisedë e sipër tregon se për planin që kishin ndjekur investitorët me qëllim të shtimit të kateve.
Ndërsa, tutje thotë se në objektin e dytë nuk ju është lejuar kate më shumë, duke u arsyetuar në ndryshmet ligjore.
“Kanë bo problem po ata shok të tyne jon, hiç mos baj gajle, çfarë problemi po. Këta problem kanë bo se kanë deshtë me qu 7 kat, e kanë thanë edhe pak edhe pak mos po na lejojnë sikur atij tjetrit, qe 5 kat edhe 2 kat ia kanë leju atij masi, çdo kuj ia lejojnë çdo kat po tash oshte fikse asnjë kat s’ta lejojnë se kanë ndryshu ligjet, a po e kupton. Tash ajo përmi të pestin kat u ndërpre, a e ke pa që u ndërpre, u ndërpre tash penthouse janë”.
Me parcelat të cilat do duhej të ishin në shfrytëzim të përbashkët banesorë, investitorët kanë arritur të ndërtojnë një objekt prej përdheses, 4 kateve dhe penthouse.
Shala i cili posedon banesa në objektin e dytë, tregon se metrin katror është duke e shitur 1500 euro.
“Gazetarja: Sa është metri katror Agim?
Shala: Metri katror 1400 mi kanë dhanë, 1500 është kush mi jep qetash, se për çdo dit po hyp vallai”.
Sipërfaqja totale e këtij objekti është 2 mijë e 800 metra katror.
Megjithatë, burime të “Dosjes” brenda komunës kanë treguar se edhe në këtë objekt ka tejkalim të lejes ndërtimore.
Sipërfaqja totale e këtij objekti është 2 mijë e 800 metra katror.
Megjithatë, burime të “Dosjes” brenda komunës kanë treguar se edhe në këtë objekt ka tejkalim të lejes ndërtimore.
Sipas tyre, tejkalimet aktuale dyshohet të jenë mbi 500 metra katror.
Objekti tashmë shihet se ka marrë formë edhe është ndërtuar krah objektit të parë, duke marrë nga hapësira e përbashkët gjelbëruese dhe vend parkingjet që do duhej t’u takonin banorëve, ashtu siç e parashihte ligji.
Veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve komunale dyshohet se i kanë mundësuar investitorëve të hyra në vlerë milionëshe.
Zyrtarja e Urbanizmit, Shpresa Osmanollaj, ishte arrestuar më 19 qershor 2025 dhe ishte ndaluar për 48 orë, me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pasi e njëjta dyshohet se kishte lëshuar kundërligjshëm leje ndërtimore në dy objekte të ndryshe për banim dhe afarizëm.
Poashtu, e njëjta kishte bërë kundërligjshëm pranimin teknik të njërit objekti, përkundër se i njëjti kishte ndërtuar penthouse pa qenë i pajisur me leje për të.
Që të dy këto raste ishin hulumtuar paraprakisht nga tani gazetarja e emisionit hulumtues “Dosja”.
Ndërsa, pas hulumtimeve të së njëjtës, më 13 nëntor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj inspektores Vrenezi për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” pasi e përkundër se kishte marrë vendime për rrënim të objekteve, nuk i kishte ekzekutuar ato.
Tani, u mbetet organeve ndjekëse të veprojnë për të parë nëse veprimet dhe mos veprimet e zyrtares së urbanizmit Shpresa Osmanollaj si dhe asaj të inspektorateve Valbona Vrenezi, përbëjnë sërish figurën e veprës penale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali