Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar, me qëllim që personave të dënuar t’u mundësohet vuajtja e dënimit në shtetin ku kanë banimin e përhershëm.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, si dhe lehtësimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar në shoqëri.
“Çështja e transferimit të personave të dënuar është shumëdimensionale dhe prandaj rregullohet përmes marrëveshjes në mes të shteteve tona, jo vetëm që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi, në krijimin e mundësisë që personat e dënuar ta vuajnë dënimin në shtetin ku kanë banimin e përhershëm, me qëllim lehtësimin e rehabilitimit dhe reintegrimit të tyre në shoqëri. Aty përcaktohen kushtet, procedurat e transferimit nga shteti ku është dënuar, në shtetin tjetër, me qëllim të vazhdimit të vuajtjes së dënimit në te fundit”, tha ajo.
Burimi: Dukagjini
