Një person i cili ishte duke marrë tretman mjekësor në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 26.10.2026 rreth orës 14:40 në fshatin Baballoq të Deçanit.
Tutje thuhet se me urdhër të prokurit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Baballoq, Deçan 26.10.2026 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke marr tretman mjekësor në QKUK, si pasoje lëndimeve të rënda trupore me 27.10.2026 rreth orës 07:43 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/