OEK dhe GIZ diskutojnë themelimin e qendrës për biznes të përgjegjshëm në Kosovë

OEK dhe GIZ diskutojnë themelimin e qendrës për biznes të përgjegjshëm në Kosovë

Written by

in

Në takim u prezantuan përvojat ndërkombëtare dhe mundësitë për përshtatjen e praktikave të biznesit të përgjegjshëm me nevojat e kompanive në Kosovë. Diskutimet u përqendruan në mbështetjen e sektorit privat për përmbushjen e standardeve dhe kërkesave ndërkombëtare, përfshirë HREDD, ESG dhe CBAM.

Përmes themelimit të kësaj qendre, OEK synon t’i ndihmojë bizneset vendore të përshtaten me kërkesat e tregut evropian, të rrisin konkurrueshmërinë dhe të forcojnë kapacitetet për zhvillim të përgjegjshëm, të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

OEK ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët zhvillimorë dhe institucionet për të krijuar mundësi të reja për bizneset kosovare dhe për të mbështetur integrimin e tyre në tregjet evropiane.

Burimi: RTKLive