Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të vizitës së tij në vend.
Para këtij takimi, delegacioni është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka zhvilluar një takim në institucionin legjislativ të vendit.
Gjatë qëndrimit në Kuvend, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s janë takuar gjithashtu me anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian.
Haxhiu pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Burimi: Dukagjini
