Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut dhe LuxDev-it për Kuvendin, veçanërisht për modernizimin e sistemit të votimit elektronik dhe përmirësimin e kushteve të punës parlamentare.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e projekteve të ardhshme drejt digjitalizimit të plotë të punës së Kuvendit, forcimit të sigurisë së sistemeve dhe rritjes së qasjes së qytetarëve në veprimtarinë parlamentare.
Haxhiu theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për një Kuvend më efikas dhe më të hapur ndaj qytetarëve.
Burimi: RTKLive
