Kuçi: “Hajdeni në protestë, për Arlindën dhe secilën grua që ballafaqohet me dhunë”

Kuçi: "Hajdeni në protestë, për Arlindën dhe secilën grua që ballafaqohet me dhunë"

Written by

in

Kuçi: "Hajdeni në protestë, për Arlindën dhe secilën grua që ballafaqohet me dhunë"

Natyra Kuçi, shoqja e Arlinda Zekajt, e cila u vra në mënyrë makabre nga kunati i saj, Albert Sylaj, ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë qytetarë në protestën që është thirrur për sot në Prishtinë.

Anëtarja e PSD0-së, ka thënë se sot do të protestohet për Arlindën dhe të gjitha gratë që përballen me dhunë në Kosovë.

E po ashtu, tha se duhet të përpiqen që përmes presionit, organet e drejtësisë të marrin masa të ashpra ndaj atyre që ushtrojnë dhunë ndaj grave, transmeton klankosova.tv

“Krejt ju që doni me kontribu në barazi gjinore, në drejtësi për Arlindën, e jo veç për Arlindën, po për secilën gru që ballafaqohet me dhunë, pabarazi e shtypje në Kosovë, ju lutna hajdeni në këtë protestë.

Përveçse dhimbjen, që do e ndajmë bashkë, do të përpiqemi që tash e tutje t’ju bëjmë presion institucioneve që masat parandaluese për gratë që e raportojnë dhunën të jenë të mëdha, e jo vetëm ndëshkimi në fund.”

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrurr protestën, nga ora 16:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet. /Klankosova.tv