200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

Written by

in

200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

Rreth 200 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në vendin e aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, me qëllim të kërkimit dhe shpëtimit të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar në rrënojat e trenit.

Ministria spanjolle e Emergjencave ka publikuar një përditësim lidhur me operacionin, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetin social X tregojnë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit duke kontrolluar rrënojat e një vagoni treni.

Sipas ministrisë, objektivi kryesor i angazhimit të forcave është gjetja dhe nxjerrja sa më e shpejtë e personave të bllokuar, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, ekipet po punojnë për hapjen e rrugëve të qasjes në zonën e aksidentit dhe largimin e elementeve të rënda të infrastrukturës hekurudhore, për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.