
Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, po vazhdon.
Pankarta me mesazhe emocionuese po mbahen në duart e protestuesve, ndër tjerash edhe një me fotografinë e Arlindës me djalin e saj, me shkrimin “Nana të dua shumë”.
Familjarët e Arlindës, e cila u vra nga kunati i saj, po marshojnë bashkë me shumë qytetarë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Në krye të marshit, ata po kërkojnë drejtësi, për rastin që thanë se nuk po munden ta përballojnë, transmeton Klankosova.tv