Me thirrjet “Jepni dorëheqje”, “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, qytetarët kanë protestuar të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, më 25 tetor.
Protesta kombëtare, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga protestuesit marshuan drejt institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Policinë dhe Qeverinë e Kosovës.
Para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave nga dhuna.
Protestës iu bashkuan edhe familjarët e Arlinda Zekajt.
Burimi: Dukagjini
