
Në protestën që po vazhdon para Qeverisë, kërkohet llogari për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë dhe dështimit të shtetit në mbrojtjen e saj.
Para objektit të ekzekutivit, në një pëlhurë masive, qytetarët kanq shkruar mesazhe të ndryshme për të gjitha gratë të cilat janë vrarë në mënyrë mizore dhe emrat e tyre.
“Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – kjo ishte fjalia përmbyllëse, ndërkohë që disa nga fjalitë e tjera ishin:
“Për të gjitha gratë që u vranë”
“Për ato që nuk arritëm t’ua dijmë emrat”
“Për ato që kërkuan mbrojtje dhe nuk u mbrojtën”. /Klankosova.tv